MENU
klinika

Braziliani ishte paralajmëruar

Donte të dukej si “Hulk”, vdes nga injektimet

04.08.2022 - 10:11

Një brazilian i fiksuar pas “bodybuilding”, i cili përdorte prej vitesh substancën e rrezikshme sintol në mënyrë që të dukej si Hulku, ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare.

Valdir Segato ishte bërë i famshëm me muskujt e tij jashtë normales në TikTok, ku ka 1,6 milionë ndjekës. 6 vite më parë, Segato ishte paralajmëruar nga mjekët se injeksionet e sintolit po i rrezikonin seriozisht jetën.

Sintoli ndikon për keq në mushkëri dhe zemër, por Valdiri nuk hoqi dorë nga këto injeksione. Sintoli është një substancë që nuk rrit aspak forcën, thjesht fryn muskujt duke pasur si efekt anësor dëmtimin e nervave të gjymtyrëve.