MENU
klinika

“Odise Dhima takoi peshëngritësen”

FSHP pezullon Velin, akuza vëllait të Pirro Dhimës

23.08.2022 - 16:58

Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka pezulluar Evangjeli Velin nga të gjitha aktivitetet pasi rezultoi me doping në Kampionatin Europian: “I gjithë bordi ka qenë unanim. Ne i kemi thënë tashmë ‘Stop’ dopingut.

Evangjeli Veli deri në përgjigjen e monstrës B, tashmë ajo është e dyshuar momentalisht, do të pezullohet nga të gjitha aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kjo gjë do të bëhet me dije nga Federata Botërore e Peshëngritjes, Federata Europiane e Peshëngritjes dhe Federata e Greqisë e Peshëngritjes. Kjo sportiste ka bërë stërvitje dhe ka qenë në kontakt me trajnerë dhe presidentin e Federatës së Peshëngritjes së Greqisë.

Është fenomeni i dytë që na ndodh, është hera e dytë që na ndodh, edhe në Kazakistan, edhe tashmë në Tiranë, që sportistët që stërviten në Greqi, na vijnë dhe kapen me doping.

Në rast se përgjigja e mostrës B do të jetë e njëjtë me përgjigjen e mostrës A, atëherë Evangjeli Veli do të përjashtohet përgjithmonë nga sporti. Ky është një vendim drastik mbi Federatën Botërore dhe ne jemi tashmë kategorik, çdo sportist që kapet pozitiv, pavarësisht se WADA i ka përjashtuar të gjitha federatat.

Ne sapo erdhëm nga Polonia, ku morëm 6 medalje, 3 të arta dhe 3 bronzi dhe jam i sigurt 100% që këta sportistë janë stërvitur në Shqipëri dhe mbas 21 ditësh do të na vijë një përgjigje negative mbi ta.

Unë jam presidenti i dy aktiviteteve ku janë kapur pozitiv tre sportistë në Kazakistan dhe tani Evangjeli Veli. Evangjeli Veli ka bërë 9 deri në 11 kontrolle nga WADA në mënyrë të pavarur për vitin 2022 dhe testi i fundit ka qenë gjashtë ditë para europianit.

Pra, sportistja Veli ka përdorur një medikament ose ampul në momentet gjatë zhvillimit të Evropianit dhe mund t’ju them dhe e kam të vërtetuar që një trajner grek, Odise Dhima, ka qenë prezent në shoqërinë, në hotelin ku ka qenë të grumbulluar Evangjeli Veli, trajneri i saj dhe një sportist tjetër që kapëm pozitiv po ne, Federata Shqiptare e Peshëngritjes.

Odise Dhima është dhe vëllai i Pirro Dhimës. Unë e them mbasi kam vërtetuar, të fotografuar, momentin e takimit të sportistes tonë me Evangjeli Velin”, – u shpreh presidenti i Federatës së Peshëngritjes, Elez Gjoza, në një deklaratë të dhënë për “Top Channel”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkëlqen shtangistja shqiptare

Evangjeli Veli merr 3 medalje në Evropian