MENU
klinika

Këtë herë jo nga teleskopi James Webb...

Kjo është ndoshta shkrepja më e ~detajuar~ e Hënës!

25.08.2022 - 09:55

Një postim viral që përmban imazhin më të detajuar të Hënës që është shkrepur ndonjëherë ka mahnitur shikuesit në mbarë botën këtë javë – dhe NASA nuk kishte asnjë lidhje me të.

Ndryshe nga numri i shumtë i fotove nga hapësira këtë vit, kjo foto e Hënës nuk vjen teleskopi James Webb, por nga dy astrofotografë që u njohën me njëri-tjetrin në Reddit dhe më pas vazhduan komunikimin në Instagram.

Mçarthy është i njohur për fotografitë e tij tepër të detajuara, duke marrë dhjetëra mijëra foto dhe duke i bashkuar ato së bashku në një mënyrë “mozaiku” për të krijuar imazhe tejet të sakta të subjekteve të tij.

Ndërkohë, Matherne është i specializuar në fotografimin e hapësirës së thellë dhe ka fituar mjaft vlerësime për fotot e tij të gjalla dhe plot ngjyra të galaktikave dhe mjegullnajave të largëta.

Pasi njohën pikat e forta të njëri-tjetrit, të dy vendosën të bashkëpunojnë në një fotosesion të Hënës.

Gjatë një nate të vetme, McCarthy shkrepi mbi 200,000 foto të detajuara të Hënës nga Arizona, duke kapur çdo centimetër të sipërfaqes së saj, ndërsa Matherne u fokusua në ngjyrë, duke bërë 500 foto të tjera që nxirrnin në pah ngjyrat e kuqe, gri, blu dhe kafe.

Të dy më pas kombinuan punën e tyre duke vendosur fotot njëra mbi tjetrën dhe kaluan nëntë muajt e ardhshëm duke modifikuar dhe redaktuar të dhënat derisa imazhi përfundimtar ishte i plotë.

Rezultati? Ky këtu:

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jeta jashtëtokësore dhe alienët

Cilat janë avantazhet e planetëve ujorë Hycean

Kozmosi është rritur që nga Big Bangu...

Misteri i madhësisë së universit