MENU
klinika

Volejboll Meshkuj

Kombëtarja i nis me humbje eliminatoret e Evropianit

03.08.2022 - 18:21

Ka startuar me humbje aventura e kombëtares së volejbollit për meshkuj, që sot pasdite u mund 3-0 nga Rumania, në ndeshjen e vlefshme për Grupin G të eliminatoreve të Kampionatit Europian.

Sfida u luajt në Rumani, aty ku kombëtarja vendase dominoi në fushë në të tre setet, duke e merituar fitoren. Ndryshe nga sfida e dy muajve më parë në Ligën e Argjendtë, ku në fushë pati më shumë rivalitet, këtë herë kombëtarja rumune e pati më të lehtë fitoren.

Të tre setet ishin fotokopje të njëra-tjetrës, me vendasit që shkëputeshin nga pika në pikë. Setet u mbyllën me rezultatin 25-16, 25-15, 25-16, në një ndeshje ku Shqipëria e drejtuar nga trajneri Jani Melka pati shumë vështirësi në lojën e saj. Ndeshja e radhës është pas tri ditësh në “Feti Borova” ndaj Bosnjës.