MENU
klinika

Formula 1

Kreu i Ferrarit: Nuk ishte thjesht çështje strategjie

04.08.2022 - 09:37

Rezultati zhgënjyes në garën e Hungarisë ka lënë një shije të hidhur te Ferrari. Një strategji e gabuar që i kushtoi fitoren “kokëkuqes”. Disa ditë nga kjo garë, që mbylli edhe fazën e parë të kampionatit, ka folur drejtori sportiv i Ferrarit, Mattia Binotto.

“Ne, fitojmë dhe humbasim të gjithë së bashku si një ekip. Do të analizojmë se çfarë nuk shkoi mirë në këtë garë. Fillimisht do të analizojmë makinën, më pas do të shohim paraqitjen e gomave dhe në fund do të konsultohemi për strategjinë”, tha Binotto.

“S’ka dyshim që jam i zhgënjyer edhe pse ndoshta kjo gjë nuk duket në fytyrë. Unë e di shumë mirë potencialin e kësaj makine. Në Hungari, për herë të parë këtë sezon, makina jonë nuk ishte në një ritëm të mirë”, tha shefi i “kokëkuqes”.

“Nuk ka dyshim që duhet të përmirësohemi, të kuptojmë se çfarë shkoi keq dhe të sigurohemi që të mos ndodhë më, ose çfarë të përmirësojmë në makinë. Jam shumë i sigurt që performanca e makinës ka ndikuar në sjelljen e gomave”, tha Binotto.