MENU
klinika

US Open

Kreu i hapur te meshkujt, te femrat njëra mbetet shtatzënë

24.08.2022 - 16:56

Më 29 gusht do të nisë grand slam i US Open për meshkuj në tenis. Te meshkujt, ku turne është me i hapur se kurrë, pasi nga vendi i parë deri tek i shtati i renditjes botërore luajnë jo vetëm për fitore por edhe për t’u bërë “numri 1” në botë.

Në krye të renditjes është rusi Daniil Medvedev, kampion në fuqi, që i duhet të rikonfirmohet për të ruajtur kreun dhe mbrojtur pikët e fituara vjet. Ai që e kërcënon më së shumti është spanjolli Rafael Nadal, i treti.

Por nuk mbetet më pas as spanjolli tjetër Carlos Alcaraz si dhe greku Stefanos Tsitsipas, që nëse marrin 2000 pikët e turneut, mund të kapin kreun. Jashtë kësaj gare janë Zverev (i dëmtuar) dhe Djokovic (ende në dilemë prania e tij, pasi është i pavaksinuar).

Te femrat, Angelique Kerber do të mungojë në turneun e madh të tenisit, US Open. Tenistja gjermane në fakt nuk do të jetë pjesë e turneut që do të nisë të hënën tjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një arsye të ëmbël.

Ajo ka mbetur shtatzënë dhe për këtë arsye hoqi dorë nga pjesëmarrja në Gran Slamin e tretë të këtij viti. 34 vjeçarja dhe partneri i saj, Franco Bianco janë duke e pritur fëmijën e parë, i cili pritet të vijë në jetë në pranverë të vitit të ardhshëm.

Numri 52 në botë dëshironte të luante në Neë York sepse është e lidhur emocionalisht me këtë turne. Por, ajo nuk ka ushtruar që nga turneu i Ëimbledon, kështu që nuk mund të marrë pjesë pa përgatitje, por as të rrezikojë pasi ka mbetur shtatzënë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN