MENU
klinika

Ligue 1, Java 5

Messi shërben, Neymar dhe Mbappe shënojnë

31.08.2022 - 23:00

PSG ka lënë pas barazimin në shtëpi me Monaco dhe i është rikyher suksesit në transfertë me Toulouse, duke fituar bindshëm 0-3. Një sukses që ka për protagonist Messin, Neymar dhe Mbappe.

Në minutën e 37-të e zhbllokoi takimin braziliani Neymar, pasi mori një top nga Messi, ndërsa në të 50-tën argjentinasi ftoi për të shënuar Mbappenë, që nuk e la rastin t’i shkonte dëm. Sapo nisi koha shtesë realizoi edhe Bernat. Përfundimisht 0-2 në favor të PSG-së, që kryeson me 13 pikë, po aq sa kanë grumbulluar Lens dhe Marseille.

Ndërkohë Lille dështoi të merrte pikë në sfidën e shtëpisë ndaj Nice (1-2). Bamba kaloi në epërsi vendësit që në minutën e 20-të, por miqtë përmbysën rezultatin falë finalizimeve të Delort (22’) dhe Pepe 929’) në të dy rastet nga pika e bardhe e penalltisë.