MENU
klinika

“Bordi i rrjepjes”

Meta denoncon çmimet e larta të karburanteve

17.08.2022 - 12:16

Kryetari i Partise se Lirise, Ilir Meta ne nje konference per mediat, ka denoncuar sot Bordin e Transparences qe nuk merr masa per te ulur cmimin e karburanteve ne vend.

Meta e ka quajtur Bordin “e rrjepjes” se qytetareve, teksa ka akuzuar se “punohet në funksion të kryeoligarkut Edi Rama dhe gjithë ogiçëve të tij”.

“Jemi sot këtu bashkë me deputetin e Partisë së Lirisë Petrit Vasili për të denoncuar rrjepjen e pamëshirshme që Bordi i rrjepjes së cdo qytetari përmes cmimeve spekulative të naftës po i bën cdo ditë shqiptarëve.

E qartë tashmë kur në bursën ndërkombëtare cmimi ka rënë në nivele më të ulëta se para fillimit të luftës, përkundrazi vetëm këtu ne vendin tonë nuk reflektohet.

221 lekë aktulisht, 170 leke në Maqedoni, 160 lekë në Mal të Zi.

Kudo merren masa pë të mbrotjur qytetarët, konsumatorët, sipërmarrjet e thjeshta, vetëm këtu punohet në funksion të kryeoligarkut Edi Rama dhe gjithë ogiçëve të tij“, tha Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN