MENU
klinika

Tenisti i pavaksinuar

Novak Djokovic i “falet” Joe Biden për US Open

04.08.2022 - 09:55

Novak Djokovic pritet të jetë mungesa e madhe në një nga turnetë më të rëndësishëm të tenisit, US Open që do të mbahet në fundin e muajit gusht në Shetet e Bashkuara të Amerikës.

SHBA nuk lejon që në territorin e tyre të futen qytetarë të cilët nuk janë të vaksinuar dhe Nole është një nga ata që nuk ka ndërmend ta marrë vaksinën. Serbi, për këtë arsye u përjashtua edhe nga Australian Open e siç duket e pret i njëjti fat edhe në Amerikë.

Pavarësisht se atje ka nisur një lëvizje për t’i kërkuar presidentit Biden të mbyllë një sy në këtë rast specific, nuk ka ndryshime. Megjithatë, vetë trajneri i Djokovic, Goran Ivanisevic, i cili thekson se nuk ka shpresë se situata mund të ndryshojë.

“Ka gjithmonë shpresë, Novak do të bëjë gjithçka që të shkojë në US Open, ndoshta ia del të sigurojë një vizë speciale. Por, kanë mbetur edhe vetëm dy javë kohë dhe unë personalisht kam zero shpresë.

Shpresoj që Joe Biden të ndryshojë rregullat para se të nisë turneu, por për mua një rregull i tillë është një budallik i madh. Nëse je i vaksinuar, por pozitiv sërish mund të futesh në SHBA, por nëse nuk je vaksinuar dhe nuk je pozitiv, sërish nuk të lejohet të futesh në Amerikë. Ka shumë politikë në sport”, u shpreh Ivanisevic.