“Sunny Hill Festival” e përfundoi rrugëtimin e tij katër ditor në Prishtinë. Shumë këngëtarë shqiptarë dhe të huaj u ngjiten dhe elektrizuan skenën me performancat e tyre. Emrat më në zë të skenës ndërkombëtare si J Balvin, Mahmood, Skepta, Diplo performuan krah artistëve shqiptarë.
Pas 4 ditësh në Prishtinë, tashmë “Sunny Hill” do të vijë edhe në Shqipëri. Festivali do të rinisë sërish në Tiranë, në datë 26 të këtij muaji. Sakaq, është zbuluar artisti i parë ndërkombëtar që do të jetë pjesë.
Fedez, reperi italian e njëkohësisht partneri i blogeres shumë të dashur për shqiptarët, do të ndezë skenën e festivalit.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e ‘Sunny Hill’ në Instagram ku shkruhet: “Sunny Hill Festival Tirana do jetë i madh me reperin ikonik italian @FEDEZ për një shfaqje plot karizëm dhe stil”. Postimi është publikuar edhe në faqen e Fedez.
Në vitin 2021, Fedez ishte një nga artistët që konkurroi në Sanremo me “Chiamami per nome” dhe përfundoi në vendin e dytë.