MENU
klinika

Sulmuesi kuqezi

Taulant Seferi transferohet te klubi ukrainas

20.08.2022 - 15:31

Taulant Seferi ka firmosur me klubin e Vorskla Poltava, skuadër që konkurron në Premier Leaguen e Ukrainës. Sipas “Supersport.al”, Tirana e ka shitur sulmuesin te klubi ukrainas për shifrën e 500 mijë dollarëve.

25-vjeçari ka firmosur për 3 vite më Vosklan dhe gjatë kësaj periudhe Seferi do të përfitojë plot 700 mijë dollarë.

Ndërkohë më tej mësohet se në fillim të kësaj jave sulmuesi nga Kumanova do të udhëtojë në drejtim të Ukrainës, ku do të bashkohet me skuadrën e re.

Ditën e djeshme, Taulant Seferi luajti ndeshjen e fundit me fanellën “bardheblu” atë ndaj Kukësit, e vlefshme për javën e parë të sezonit 2022-2023 të Superiores, që u mbyll me barazimin 1-1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN