MENU
klinika

US Open

Williams dhuron spektakël, eliminohen dy pretendentë

30.08.2022 - 11:56

Serena Williams avancon në raundin e dytë të grand slam të US Open, pas fitore 2-0 (6-3, 6-3) arritur ndaj malazezes D.Kovinic. ndeshje e dominuar nga tenistja amerikane, që u mbështet edhe nga publiku i saj në këtë turne, që pritet të jetë i fundit për të.

Surprizë eliminimi i tenistes rumune Simona Halep, numri 7 në botë, që u mund 2-1 (6-1, 0-6, 6-4) nga tenistja 20-vjeçare ukrainase Daria Snigur, numri 124 në botë. Një rezultat befasues, me Snigur që arriti fitoren e saj të parë në karrierë në një grand slam.

Në raundin e dytë avancojnë tenistet amerikane Coco Gauff e Madison Keys si dhe ajo kanadeze Layla Fernandez. Nuk zhgënjen as tenistja greke Maria Sakkari, numri 3 në botë, që mundi 2-0 gjermanen T.Maria.

Pa probleme fiton edhe numri 2 në botë, tenistja estoneze Anett Kontaveit, që eliminoi rumunen J.Cristian (2-0). Më tej avancojnë edhe francezja Caroline Garcia, çekja Barbora Krejcikova, australiania Ajla Tomljanovic e tnizjanja Ons Jabeur (numri 5 në botë).

Te meshkujt, numri 1 në botë, rusi Daniil Medvedev, fitoi pa probleme 3-0 (6-2, 6-4, 6-0) ndaj amerikanit S.Kozlov. Fitore e lehtë e rusit, që avancon më tej.

Një biletë për në raundin e dytë siguron edhe britaniku Andy Murray, ish-numri 1, që mundi 3-0 argjentinasin F.Cerundolo. Surpriza e këtij raundi është eliminimi i tenistit grek Stefanos Tsitsipas, numri 4 në botë. Ai u mund 3-1 (6-0, 6-1, 3-6, 7-5) nga kolumbiani Daniel Galan.

Pa probleme avancon edhe australiani Nick Kyrgios, që mundi 4-0 patriotin e tij T.Kokkinakis. Nuk zhgënjen as kanadezi Felix Auger-Aliassime, që siguron kualifikimin në raundin e dytë bashkë me norvegjezin Casper Ruud (numri 5 në botë), italianin Matteo Berrettini dhe spanjollin Pablo Carreno Busta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN