MENU
klinika

Për një shëndet mendor më të mirë

5 veprime që duhet t’i përfshish në rutinën e mëngjesit

22.09.2022 - 11:29

Rutina e mëngjesit përcakton humorin tonë për ditën në vijim, ndaj është në dorën tënde nëse do ta përmirësosh apo ta nisësh ditën pa motivim. Ne të themi 5 veprimet që ndikojnë pozitivisht në shëndetin tënd mendor:

Furnizo trupin me ujë

Pas një nate të gjatë, trupi dehidratohet dhe gjëja e parë që duhet të bësh, është të pish ujë.

Mbaj një gotë/shishë ujë pranë shtratit dhe nise ditën me freski dhe energji.

Merr ajër të pastër

Dil në ballkon dhe mbush mushkëritë me ajër.

Qëndroji larg telefonit

Telefoni shqetëson mendjen, sidomos nëse veprimi i parë që bën para se të zgjohesh, është kontrollimi i rrjeteve sociale. Qëndroji të paktën 20 minuta larg telefonit dhe përqendrohu te përgatitja e një mëngjesi të shëndetshëm.

Mëngjesi është kryesori

Përgatit një vakt të bollshëm dhe të mbushur me vitamina dhe proteina, në mënyrë që të nisesh në punë/shkollë me energjinë e duhur.

Rregullo shtratin

Mund të të duket si një veprim i kotë, por ka një rëndësi shumë të madhe për mendimet e tua. Një shtrat i rregulluar e “bind” trurin se çdo gjë është në rregull dhe se je zgjuar totalisht.

Të pasura me lëndë të shumta ushqyese

Përfitimet që merrni nga konsumi i farave Chia

Shkaqet e shfaqjes dhe produktet që duhet të konsumoni

Njollat e bardha në lëkurë, shenjë e mungesës së vitaminave në organizëm!

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj