MENU
klinika

La Liga, Java 6

Barça bën “detyrën”, dopietë e Lewa-s

17.09.2022 - 18:20

Pas humbjes në Champions League ndaj Bayern Munich, Barcelona ështe kthyer të fokusohet në kampionat dhe e ka bërë me vendosmëri dhe grinte duke mbyllur 45′ e para ndaj Elche me rezultatin e qetë 2-0.

Për miqtë një karton i kuq i Verdu pas vetëm 15 minutash lojë ka ndikuar në paraqitjen e pasdites në Camp Nou, duke qenë se më pas ndeshjen në dorë e morën katalanasit e Xavit.

U deshën në fakt të kalonin shumë minuta që Barcelona të kalonte në avanatazh me të zakonshmin Robert Lewandowski edhe pse e kishte shumë të lehtë ta çonte topin në rrjetë thuajse gjysmë metri larg vijës së mesit të portës dhe totalisht i lirë.

Goli i dytë do të vinte disa minuta më pas me Depay, që bëri një lëvizje spektakolare brenda zone duke i ikur mbulimit të mbrojtësit. Pikërisht holandezi deri ditën e fundit të merkatos ishte i ikur dhe madje u negociua prishja e kontratës pa gjetur gjuhën e përbashkët.

Do të shënonte edhe Pedri në fund të pjesës së parë por VAR anuloi golin për pozicion të parregullt duke fiksuar shifrat në 2-0 pas 45 minutave të para të lojës në Camp Nou. Në pjesën e dytë skuadra e Xavit menaxhoi gjithçka dhe ishte sërish Lewandowski ai qe gjeti golin brenda zone pas një aksioni të tejzgjatur ku topi i përfundoi në këmbë dhe e dërgoi aty ku askush nuk mund të mbërrinte.

Robert Lewandowski ka shënuar të paktën një gol në secilën nga pesë paraqitjet e tij të fundit në La Liga (shtatë gola në total). Protagonist absolut polaku qe kur u transferua te katalanasit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN