MENU
klinika

Në mes është Botërori

Deschamps “kërcënon” trajnerin e PSG-së për Mbappe

25.09.2022 - 17:35

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, i ka bërë thirrje trajnerit të Paris Saint-Germain, Christophe Galtier, që t’i japë pak pushim sulmuesit Kylian Mbappe.

Trajneri i Francës ka folur për Mbappe-n përpara ndeshjes së skuadrës së tij në Nations League kundër Danimarkës të dielën (sot) dhe i ka bërë thirrje PSG-së që ta lërë më pak minuta në fushë francezin.

Mbappe kishte bërë 10 paraqitje në të gjitha garat për PSG-në deri më tani këtë sezon përpara se të bashkohej me skuadrën e Francës.

“Unë e di se ai (Galtier) ende dëshiron të luajë Kylian. Por herë pas here, duhet të jetë në gjendje të marrë pak frymë, të ketë disa minuta pushim, nuk do ta dëmtojë atë, përkundrazi”-tha Deschamps.

Mbappe është një figurë kyçe për Francën dhe pritet të jetë vendimtar për shpresat e “Les Bleus” për sukses në Kupën e Botës. Deschamps dëshiron që sulmuesi i tij të jetë në formë të mirë për kompeticionin në Katar, por e di se klubet përballen me një program të ngjeshur ndeshjesh përpara se turneu të fillojë në nëntor.

PSG do të luajë 11 herë përpara se Ligue 1 të pushojë për Kupën e Botës. Mbappe ka shënuar 28 gola për kombëtaren e Francës që nga debutimi i tij më 25 mars 2017 kundër Luksemburgut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN