MENU
klinika

Bundesliga, Java 5

Dy barazime radhazi, Bayern humb kreun

03.09.2022 - 17:29

Pas barazimit me Monchengladbach, Bayern Munchen nuk ka arritur të shkojë sërish më shumë se një barazim 1-1, kësaj here në transfertë me Union Berlin. Kampionët e Bundesliga-s lënë kështu kreun në javën e pestë.

Modestët e kampionatit gjerman do befasonin kampionët në fuqi që në minutën e 12-të me Becker. Barazimi do vinte shumë shpejt, me Kimmich.

Pjesa e dytë do sillte një lojë mjaft të bukur, por pa gola. Bavarezët janë në vendin e 3-të, ndërsa Union është e 4-t. Sfida e radhës për ekipin e Nagelsmann është ndaj Interit në Champions League, pas pak ditësh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN