MENU
klinika

Mbetet protagonist

Frenon në gola, Messi vendos rekorde të tjera

04.09.2022 - 18:07

Ai nuk shënon prej 3 ndeshjeve, por Lionel Messi shkëlqeu sërish me fanellën e PSG-së në fitoren 0-3 ndaj Nantes, duke dhënë 2 asiste. Golat ishin nga Kylian Mbappé, dy herë, dhe Nuno Mendes.

Dy asistimet që Messi i dha Mbappe thyen një rekord të ri për argjentinasin. Tashmë ka 18 asistime këtë vit dhe ka ende shumë për të luajtur në 2022. Pa harruar Botërorin në Katar që do të nisë nëntorin e ardhshëm dhe ku Argjentina është një nga favoritët e mëdhenj.

Asnjë lojtar tjetër në pesë ligat më të mira evropiane nuk ka një rekord të tillë asistimi. As Kevin de Bruyne me Manchester Cityn, as Luka Modric apo Toni Kroos me Real Madrid. Vetëm ai, vetëm Messi!

Në ndeshjen kundër Nantes, lojtari i PSG-së u bë gjithashtu lojtari i vetëm që realizoi 24 driblime në të gjithë Ligue 1 duke bërë nëntë në të njëjtën ndeshje. Askush në pesë ligat e para nuk e ka bërë atë numër driblimesh në të njëjtën ndeshje. Thjesht Messi!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak