Ditëve kur Getoar Selimi dhe Marina Vjollca përpiqeshin ta mbanin vajzën e tyre Marget sa më larg vëmendjes së publikut duket se iu ka ardhur fundi.
Pas moderatores, edhe reperi i njohur ka ndarë foton e parë me të bijën. Së fundmi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, Getoari është shfaqur duke përqafuar Marget, ndonëse është kujdesur të mos e shfaqë portretin e vajzës.
“Gjithçka imja,”-shkruan Selimi krahas imazhit të ëmbël.
Nga ana tjetër, Marina ka qenë më aktive me fotot me të bijën, duke postuar shpesh herë. Njejtë si bashkëshorti i saj edhe moderatorja nuk ka preferuar ta zbulojë fytyrën.
Vjollca nuk heziton të ndajë me ndjekësit e saj edhe sfidat e para të mëmësisë. Më herët ajo rrëfeu në rrjetet e saj sociale se kishte kaluar Covid19, e izoluar bashkë me Marget.
Sakaq ju kujtojmë që moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Geatoar Selimi u bënë prindër për herë të parë vitin e kaluar, duke mirëpritur në jetë vajzën e tyre Marget.
Megjithëse çifti janë shumë hermetikë sa i përket vajzës së tyre, Marina disa kohë më parë ka rrëfyer se ka në plan të bëjë një fëmijë tjetër pas Marget.
“Fëmijë të dytë, e të tretë, e të katërt, nuk ndaloj unë tani.”- u shpreh ajo për “T7”.