MENU
klinika

Trajneri i Kosovës

“Ka lojtarë që refuzojnë të vijnë te ne”

20.09.2022 - 17:12

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, doli në konferencë për shtypin ku shpjegoi problematikat në përfaqësuesen e Kosovës para sfidave me Irlandën e Veriut dhe Qipron në Nations League.

“Kemi dy ndeshje në Nation League kundër Irlandës së Veriut dhe Qipros. Kemi përgatitur një listë lojtarësh. Kemi grumbulluar lojtarët kanë qenë më në formë, ata që kanë qenë me më rëndësi në ekipet e tyre dhe në ekipin e Kosovës.

Në këtë fillim sezoni kemi ndjekur lëvizjet e lojtarëve në ligat e ndryshme. Është e rëndësishme të krijojmë bazën e ekipit, por në vazhdimësi do të vijnë lojtarë të rinj, që do të bëhen të rëndësishëm për ekipin kombëtar.

Sikurse në muajin qershor, kemi mungesa për arsye lëndimesh dhe shkaqe të tjera. Fatkeqësisht, fundjavën e fundin janë lënduar disa lojtarë, ne duhet t’i zëvendësojë në mënyrën më të mirë.”

Kemi bërë një listë paraprake me 26 lojtarë, pastaj me 27, dhe lista u reduktua me 23 lojtarë për arsyet e lëndimeve. Shpresoj që të mos përsëritet ajo që ndodhi në qershor.

Është e rëndësishme të kuptojmë se në çfarë roli luajnë lojtarët e lënduar. Në disa pozicione kemi më shumë nevojë për lojtarë.”

Mungesa e Paqaradës: “Nuk është hera e vetme që kemi diskutuar me të. Edhe pse nuk ka qenë i ftuar, unë kam folur me të më parë. Herën e fundin kur ka luajtur me St Paulin dhe pas këtyre perfomancave e kam kontaktuar sërish. E kam ftuar, nuk kemi pasur probleme, por është dëshpëruese që tani mungon për arsye dëmtimi.”

Refuzimi i Bislimit: “Para se të përpilojmë listën, shohim shumë lojtarë që mund t’i bashkohen përfaqësueses dhe që kanë një profil interesant. Një prej tyre është Shkëlqim Vladi, një sulmues shumë i mirë. Edhe Donat Rrudhani, të cilit i dërguam ftesë.

Është e njëjta situatë si me Bislimin, i cili ka refuzuar grumbullimin me Kosovën. Fatkeqësisht na është dashur të përballemi edhe me këto situatë. Ne nuk mund të merremi më me atë që na kanë refuzuar.”

Aktivizimi i të rinjve: “Lojtarët e rinj nuk janë sa për të mbushur listën, aktivizimi i tyre do të varet nga situatat që do të kemi. Duhet ta kuptojmë që nuk ka më ndeshje miqësore ndërkombëtare.”

Valon Berisha: “Janë disa arsye pse nuk mund të ftohet Valon Berisha. E para është distanca, pastaj kohët e fundit nuk ka luajtur shumë me ekipin e tij në Francë. Ai kaloi në Australi dhe kampionati australian zhvillohet në një periudhë tjetër, kjo i komplikon gjërat.”

Ballkani në Europë: “Është diçka e mirë që Ballkani luan në fazën e grupeve të Conference League. Sukseset e Ballkanit por edhe paraqitjet e skuadrave të tjera në Evropë kanë bërë që ne të kemi dy lojtarë nga kampionati vendës.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN