MENU
klinika

Kualifikueset e Kupës së Botës

Kombëtarja e femrave përmbyset në “Elbasan Arena”

01.09.2022 - 20:32

Kombëtarja shqiptare e futbollit për femra është mposhtur 2-1 nga Polonia në “Elbasan Arena” në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.

Ndonëse kanë kaluar të parat në avantazh me Krasniqin, vajzat kuqezi janë përmbysur që në pjesën e parë nga polaket, që shënojnë dy gola me Pajor.

Pas kësaj disfate Shqipëria mbetet në vendin e 4-t në grup në kuotën e 10 pikëve. Vajzat kuqezi do të luajnë kundër kryesuesve të Norvegjisë në transfertë ndeshjen e fundit të kësaj fushate eliminatore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN