MENU
klinika

Zhvillimi i fundit

Kukësi zgjedh trajnerin e ri, pasuesin e Gegës

11.09.2022 - 20:48

Enkeleid Dobi është zyrtarisht trajneri i ri i Kukësit që do të pasojë Skënder Gegën, që dha dorëheqjen pas barazimit në transfertë ndaj Teutës. Lajmi është bërë publik nga vetë klubi verilindor nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku i ka uruar mirëseardhjen teknikut të ri.

47-vjeçari do të marrë drejtimin e ekipit ditën e hënë, teksa do të prezantohet para mediave. Dobi në të kaluarën ka pasur eksperiencë në Poloni, aty ku ka drejtuar skuadrat e Gronik Polkowice dhe Widzew Lodz.

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT

FK Kukësi njofton se Enkeleid Dobi është zyrtarisht trajner i skuadrës sonë! Tekniku 47 vjeçar do të marrë drejtimin e skuadrës dhe ditën e nesërme do të prezantohet para mediave e më pas do të zhvillojë seancën e parë stërvitore në kompleksin “Football Republic”.

Dobi vjen te ekipi ynë pas një eksperience në Poloni, aty ku ka drejtuar skuadrat e Gornik Polkowice dhe Widzew Lodz. Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje trajnerit Dobi dhe suksese në drejtimin e ekipit tonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak