MENU
klinika

Nga vrasje, përdhunime, trafik droge e qeniesh njerëzore

Lista e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar!

19.09.2022 - 17:21

Mes e-mail-ve sekrete të dërguara në adresën zyrtare të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanos, që u zbuluan nga grupi i hakerave, janë publikuar edhe ato të Tonin Vocaj, i cili mbante postin e drejtorit të Policisë Kriminale.

Vocaj i ka dërguar Nanos më datë 12/17/2021 listën e personave të shpallur në kërkim në 12 qarqet e vendit.

Qarku me më shumë persona të shpallur në kërkim është ai i Durrësit, ku numri shkon në 31, ndërsa 2 prej tyre rezultojnë të dënuar me burgim të përjetshëm. Durrësi pasohet nga Tirana, Lezha e Shkodra.

Ndërsa qarku i Gjirokastrës rezulton vetëm me 1 person të shpallur në kërkim, Enton Zhuli i dënuar me mbi 15 vite burg për shfrytëzim prostitucioni.

Në total janë tre persona të dënuar me burgim të përjetshëm. Shteti ku rezulton numri më i madh i personave të shpallur në kërkim është Italia, ndërsa rezultojnë edhe në SHBA, Angli dhe Kosovë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si i rekrutojnë grupet kriminale hajdutët e rinj!

Nga dallon mafia shqiptare me ato të vendeve të tjera

Ndragheta u ka lëshuar territoret e kokainës

Bandat shqiptare, në nivel me kartelet latino-amerikane