MENU
klinika

“Më mirë ta mësoni nga unë”

Më në fund, Wanda Nara ndahet nga Mauro Icardi

23.09.2022 - 11:08

Pas shumë vitesh në qendër të vëmendjes, si një nga çiftet më të përfolur dhe më të famshëm, Wanda Nara dhe Mauro Icardi i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Vitet e fundit marrëdhënia e çiftit të famshëm ishte shumë e trazuar, u fol shpreh për tradhti nga të dy palët, u fol shpesh edhe për një divorc në horizont, por për t’i dhënë fund këtyre thashethemeve dhe lajme ka menduar vetë Wanda Nara me anë të një postimi në profilin e saj në Instagram:

“Është shumë e dhimbshme të përjetoj këtë moment. Por duke pasur parasysh ekspozimin tim dhe spekulimet mediatike që bëhen preferoj ta mësoni nga unë. Nuk kam asgjë për të thënë dhe asnjë detaj për të shpjeguar. Ju lutem të kuptoni situatën, jo vetëm për mua, por mbi të gjitha për fëmijët tanë,” u shkruan Wanda Nara në Instagram.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN