MENU
klinika

US Open

Nick Kyrgios eliminohet dhe thyen raketat

07.09.2022 - 13:08

Nuk ka shkuar përtej fazës së çerekfinaleve rrugëtimi i Nick Kyrgios në US Open. Tenisti australian u mposht në pesë sete me shifrat 2-3 nga ana e rusit, Karen Khachanov.

Të gjithë setet ishin mjaft të luftuar edhe pse duhet theksuar se Kyrgios vuajti një dëmtim në setin e parë teksa kërkoi edhe ndihmën e fizioterapistit. Kachanov pret biletën për në gjysmëfinale atje ku e pret Casper Ruud.

Ky i fundit, numri pesë në botë, eliminoi në tre sete, Matteo Berretinin. Italiani e pati të vështirë ndaj danezit ndërsa nuk mundi të rezistonte në dy setet e para që i humbi me shifrat e thella 1-6 dhe 4-6. Në setin e tretë, Berretini dha maksimumin për të qëndruar në lojë megjithatë në fund falë “tie break”, Ruud e fitoi 6-7.

Sa u takon femrave, tenistja e shtëpisë Cori Gauff u mposht në dy sete nga Caroline Garcia me shifrat 3-6, 4-6. Në fazën gjysmëfinale, tenistja franceze do të përballet me Ons Jabeur. Tenistja tuniziane mposhti Ajla Tomljanovic në dy sete me shifrat 6-4 dhe 7-6.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN