MENU
klinika

Surpriza në Gjermani

Një skuadër pa pretendime kryeson Bundesligën

11.09.2022 - 18:02

Union Berlin është surpriza e kampionatit gjerman në këto javë të para.Skuadra e drejtuar nga zvicerani Fischer po i mahnit të gjithë, teksa kryeson Bundesligën (asnjë humbje).

Së fundmi, kjo skuadër pas barazimit me Bayernin, fitoi 0-1 në fushën e Koln. Ky 90 minutësh pati praktikisht  gjithçka brenda. Në minutën e katërt Hubers i jep avantazhin Union Berlinit me autogol, ndërsa mundësinë për dyfishim shifrash e shpërdoroi Seibatcheu duke goditur keq një penallti.

Duket se nuk ishte e thënë të vinte goli i dytë, pasi  anulohet edhe “rrjeta” e Becker për offside. Vendasit në fund mbesin me 10 lojtarë dhe miqtë e kanë më të lehtë për të fituar. Takimi i radhës për Union është ndaj Wolsburg, sfidë kjo që do mbahet në Stadion An der Alten Försterei (Berlin).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak