MENU
klinika

Europa dhe Conference League

Roma nuk fal në shtëpi, turpërohet Fiorentina

15.09.2022 - 22:59

Roma rikthehet te fitorja në Evropë pas humbjes në sfidën e parë në grupet e Europa League. Kampionët e Conference League fituan bindshëm 3-0 ndaj Helsinkit, duke mos e vënë në diskutim suksesin.

Ndonëse pjesa e parë u mbyll pa gola, me të filluar e dyta, vendasit shënojnë dy gola të shpejtë, me Dybala në 47’ dhe Pellegrini në 49’, me këtë të fundit që u shërbye nga Zaniolo.

Zaniolo bëhet protagonist sërish në 68’ me assist dhe Belotti nuk fal, duke shënuar golin e parë me Romën. Duhet thënë që miqtë nga Finlanda luajtën me 10 lojtarë që nga minuta e 15-të. Në këtë grup, Betis mposhti 3-2 Ludogorets dhe mori kreun e grupit me 6 pikë.

Në ndeshjet e tjera të Europa League, spikat barazimi 2-2 i Rennes ndaj Fenerbahce dhe humbja e Dinamo Kiev ndaj AEK Larnaca. Bodo/Glimt vazhdon ecurinë e mirë në Evropë, duke mundur 2-1 Zurich.

Në Conference League, Fiorentina mposhtet 3-0 në Turqi nga Basaksehir. Villarreal fiton 1-2 në Izrael kundër Hapoel Beer Sheva, me spanjollët që humbin penallti në limite. West Ham mposht danezët e Silkeborg në transfertë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN