MENU
klinika

Flet miku i tij, Jean Todt

“Schumacher, në gjendjen më të mirë që mund të ishte”

05.09.2022 - 12:27

Që nga ai aksident i frikshëm në dhjetor të vitit 2013, lajmet rreth gjendjes së Schumacher nuk kanë munguar. Së fundmi ai që ka reaguar është shoku i tij më i mirë, Jean Todt, i cili ka një tjetër lajm për fansat e pilotit gjerman.

Ish-drejtori i Ferrarit dhe një mik i ngushtë i “Mbretit” të Formula 1, Todt, është një nga të paktit persona jashtë familjes Schumacher, që mund të hyjë dhe të vizitojë pilotin gjerman.

Ai kurrë nuk ka munguar të japë lajme rreth gjendjes së Schumacher-it dhe kësaj radhe është shprehur se legjenda e Formula 1 është në duar shumë të sigurta.

schumacher jean todt

“Jam i lumtur që fansat, jo vetëm në Gjermani, por në të gjithë botën, mendojnë kaq shumë për të. Njerëzit po më pyesin kaq shumë për Michael. Fansat duhet të dinë që ai është në duart më të sigurta të mundshme, në gjendjen më të mirë që mund të ishte, i rrethuar nga ata që e duan”, u shpreh si fillim Todt.

Më pas ai shtoi: “Për sa kohë të jem gjallë, unë do ta vizitoj atë. Disa herë ne e shikojmë njëri-tjetrin tri herë në javë, disa herë të tjera nuk takohemi për një muaj. Ata janë miqtë e mi dhe ne jemi në kontakte të vazhdueshme. Unë do të bëj çfarë do gjëje që kam mundësi për familjen Schumacher”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN