MENU
klinika

Pa shumë shpenzime!

Si të shpëtoni nga pikat e zeza

29.09.2022 - 11:18

Kur lëkura fillon të prodhojë shumë vaj dhe bakteret bllokojnë poret, shfaqen pikat e zeza. Pas njëfarë kohe, pastrimi i tyre bëhet i vështirë.

Por metoda e mëposhtme me alkool dhe me sodë buke është shumë efikase. Alkooli largon yndyrën e fytyrës, ndërsa soda është një scrub mjaft i mirë për të pastruar qelizat e vdekura.

Çfarë ju duhet?
Sodë buke;
Ujë i zier ose i distiluar;
Alkool;
Pambuk.

Përgatitja dhe aplikimi
1. Lani fytyrën duke u fokusuar në zonën ku keni pika të zeza, me një pastrues të butë për lëkurë të yndyrshme. Më pas thajeni me një peshqir të pastër.

2. Hidhni disa pika alkool në një copë pambuku të pastër për të dezinfektuar të gjithë zonën e prekur nga pikat e zeza. Shmangni përdorimin e alkoolit në zonat e tjera të fytyrës që janë të pastra dhe të thata.

3. Pasi të keni vluar një gjysmë gote ujë për të larguar të gjitha papastërtitë që vijnë nga burimet e ujit, shtoni një gjysmë gote me sode buke, derisa të krijohet një lloj paste. Nëse keni më shumë zona të prekura me pika të zeza dhe kjo masë nuk të mjafton, mos harroni që sasia duhet të jetë 1 me 1. Pasi ta keni përzier, filloni aplikimin në fytyrë.

5. Filloni aplikimin e pastës në zonat e prekura dhe shmangeni në pjesë të tjera të lëkurës, për të mos e acaruar dhe për të shmangur skuqjen. Shmangni zonat me lëkurë të thatë. Lëreni pastën të thahet në lëkurë dhe të veprojë si një lloj maske.

6. Pastrojeni lehtë fytyrën duke e masazhuar me mollëza dhe më pas pastrojeni maskën me ujë të ngrohtë.

7. Shpëlajeni fytyrën edhe me ujë të ftohtë për të mbyllur poret dhe për të eliminuar skuqjen.