MENU
klinika

Makineri golash

Super Messi, Argjentina 37 ndeshje rresht pa humbje

28.09.2022 - 12:31

Pasi mposhti 3-0 Hondurasin, Argjentina mori një tjetër fitore me të tilla shifra, edhe kjo luajtur në Amerikë. Pas Brazilit, Messi me shokë dëshmojë se mbeten favoritë për Botërorin 2022.

Në katër ndeshjet e fundit amerikano-jugorët kanë realizuar 14 gola, duke mos pësuar asnjë, shifra që tregojnë kompaktësinë e këtij grupi. Janë 37 ndeshje radhazi pa humbje, vetëm 3 larg rekordit që mbahet nga Brazili. Serinë e golave e hapi Julian Alvarez në minutën e 13′ pas një asisti perfekt të sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez.

Lionel Mesi hyri në minutën e 58-të dhe në fund arriti të shënonte dy herë, respektivisht në minutën e 87′ me një gjuajtje në hyrje të zonës dhe në 89′ me një supergol nga goditja e dënimit, e fituar nga vetë ai.

Messi shkon në 90 gola me kombëtaren argjentinase, si asnjë tjetër te përfaqësuesja argjentinase. Skuadra e drejtuar nga Scalonit do të zhvillojë edhe një miqësore të fundit në prag të fillimit të Botërorit, kundër Emirateve të Bashkuara Arabe, më 16 nëntor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Do të largohet me kosto zero

Lionel Messi nuk do të rinovojë me PSG-në