MENU
klinika

Meta: Më mirë një lek më shumë në xhepat e qyetatrëve se sa...

“Të hiqen taksat për naftën dhe të indeksohen pagat”

07.09.2022 - 19:35

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mbajti këtë të mërkurë një takim me strukturat e forcës politike që ai drejton në Kombinat. Në fjalën e tij Meta u ndal tek situata e rënduar ekonomike në vend, ku kërkoi nga qeveria miratimin e projektligjit të propozuar nga artia e Lirisë për heqjen e taksave të naftës dhe indeksimin e pagave.

Meta theksoi se në kushtet e një qeverie të korruptuar të përfshirë në shumë afera është më mirë që paratë të qëndrojnë në xhepat e qytarëve dhe jo të futen në arkën e shtetit për tu vjedhur më pas.

“Ju e dini që prioritet nuk mund të jenë qytetarët për një qeveri që ka prioritet vjedhjen përmes aferës së inceneratorëve. Ju e keni parë si këta firmosur dhe kanë kaluar miliona euro në llogaritë e njerëzve që nuk janë më në këtë botë.

E dimë që Ukraina është në luftë por pasojat ekonomike dhe sociale janë më të rënda në Shqipëri se ata që janë në luftë. Përfshirë këtu çmimin e karburantit i cili është më i shtrenjtit në botë. Partia e Lirisë ka paraqitur në Kuvend për këtë gjë një propozim për heqjen e taksës së karbonit dhe taksës së qarkullimit.

Sot nëse këto taksa do të hiqeshin çmimi do të binte rreth 3710 lekë të vjetra, por qeveria kërkon të mbushë arkën për të paguar inceneratorët dhe tenderat që bën me 10-fishin e kostos reale.

Parimi ynë është më mirë një lekë më pak në arkën e qeverisë dhe më mirë 1 lekë më shumë në xhepin e qytetarit”, tha Meta.

Gjithashtu Meta apeloi ndaj qeverisë që të miratojë projektligjin për indeksimin e pagave, pasi rritja e çmimeve ka rënduar koston e jetesës së qytetarëve.

“Indeksimi i pagave është një domosdoshmëri prej vitesh aq më tepër në kushtet e një krize ku inflacioni është edhe më i lartë se sa deklarohet.

Prandaj Partia e lirisë ka propozuar projektligjin për indeksimin e pagës në bazë të rritjes ekonomike. Përmes këtij projektligji synohet mbrojtja e qytetarit nga inflacioni.

Sipas të dhënave vendi ka përfituar nga rritja ekonomike por rritje të pagave nuk ka patur”, tha Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Partia ime proteston tek inceneratori i..."

Kur do të protestojë Partia e Lirisë/ Meta jep një datë