MENU
klinika

Braktiset nga nxënësit

Viti i ri shkollor nis me një shkollë të mbyllur në Elbasan

12.09.2022 - 12:50

Në Elbasan viti i ri shkollor ka nisur me një shkollë të mbyllur.

Në fshatin Seltë dyert e një shkolle janë mbyllur për shkak të mungesës së nxënësve.

Këtë vit në këtë fshat të largët nuk kishte asnjë nxënës, çka solli edhe mbylljen e instuticionit.

Në klasën e parë për vitin e ri shkollor 2022-2023 në Elbasan janë regjistruar 1110 fëmijë; 243 më pak se një vit me parë. Viti shkollor paraardhes 2021- 2022 regjistroi 1353 fëmijë në klasën e parë.

Ne klasën e dhjetë janë regjistruar këtë vit 980 nxënës; 357 nxënës më pak se një vit më parë. Viti shkollor 2021-2022 nisi me 1337 gjimnazistë në klasën e dhjetë.

Të gjitha gjimnazet këtë vit, përfshirë edhe shkollat profesionale kanë regjistruar më pak nxënës.

Rënia e numrit të nxënësve vjen si pasojë e emigrimit dhe uljes së lindjeve gjithashtu.

Një vit më parë në ZVA Elbasan, rënia e numrit të nxënësve u shoqërua me mbylljen e 4 shkollave të fshatrave të cilat nuk regjistruan asnjë femijë.

Në shumë shkolla në fshatra numri i fëmijevë është shumë i vogël ç’ka ka sjellë klasa të bashkuara dhe krijimin e shkollave vartëse.

Situata paraqitet e ngjashme në të gjithë qarkun sidomos në ato bashki që kanë zona të thella malore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan