MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 5

Vllaznia rikthehet te fitorja dhe te pretendimet

18.09.2022 - 19:44

Vllaznia ka lënë pas humbjen me Egnatian në transfertë, duke fituar 1-0 në shtëpi ndaj Kastriotit. Një sukses me vuajtje, por me shumë vlera, teksa shkodranët futen në shinat e pretendimeve maksimale në kampionat.

Në fakt, vendasit e siguruan fitoren që në minutën e parë. Aksion i shpejtë me Malën në krahun e djathtë, pasimi i tij në qendër gjen Hoxhajn, i cili gjuan fluturimthi dhe kalon shkodranët në avantazh.

Ndeshja ishte e hapur deri në fund, por as Vllaznia dhe as Kastrioti nuk arritën të shënonin për të ndryshuar shifrat. Shkodranët do të ndeshen në Durrës me Teutën në ndeshjen e radhës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN