MENU
klinika

Do luajnë sërish kundër Serbisë

Zvicra u ndalon lojtarëve shqiptarë festimin me shqiponjë

23.09.2022 - 14:20

Imazhet e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit duke festuar me shqiponjë në Botërorin e Rusisë pas golave të shënuar kundër Serbisë morën vëmendjen maksimale 4 vjet më parë dhe u bënë objekt diskutimi.

Për ironi të fatit, Zvicra ka rënë në të njëjtin grup me Serbinë në Botërorin 2022. Kjo ndeshje pritet me interes të madh për ngjarjet e ndodhura në përballjen e mëparshme. Te helvetët kanë marrë masa që t’i ndalojnë shqiponjën lojtarëve të tyre. Këtë e ka pranuar drejtori i Zvicrës, Pierluigi Tami.

“Nuk do të ndeshemi vetëm me Serbinë në Botëror, por e dimë sa e veçantë është kjo ndeshje. Nuk duhen bërë të njëjtat gabime, këtu jemi për futboll. Nuk ka mesazhe politike dhe as fetare. Ne përfaqësojmë vlerat tona, respektin. Për mua do të ishte gabim të provokonim sërish, nuk duhet të jemi provokues”, tha Tami.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN