MENU
klinika

Pamjet

Aksidentohet reperi i njohur shqiptar, si paraqitet gjendja e tij

20.10.2022 - 10:51

Granit Musa, i njohur si Azet është një ndër reperët më të njohur në Shqipëri dhe jo vetëm. Ai jeton në Gjermani, ku ka zhvilluar edhe karrierën e tij. Mirëpo herë pas here nuk harron të vizitojë vendin e tij të origjinës, Kosovën ku mban edhe koncerte të shumta.

Kësaj here Azeti është përfshirë në një aksident. Ngjarja ka ndodhur pranë pranë konvikteve në Prishtinë, por për fat të mirë bëhet fjalë për një aksident të lehtë pa lëndime në njerëz.

Në disa pamje të siguruara nga Prive.al, shihet se makina luksoze Mercedes ku ishte Azet është goditur nga një makinë Golf.

Këngëtari nga Kosova i njohur gjerësisht në Europë, Azet, ka bërë lëmsh rrjetin disa kohë më parë me një deklaratë për Dua Lipën.

Reperi postoi në Instagram një foto të tijën dhe një imazh të personazhit të filmave të animuar ‘Mickey Mouse”, i cili dukej i trishtuar dhe i ishin ngulur disa shigjeta pas shpine.

“Jam single përsëri”- shkruante reperi ku krahas deklaratës etiketoi Duan duke e shoqëruar me një emoji të mërzitur.

Duket se reperi ka një pëlqim të madh ndaj këngëtares shqiptare, por nuk ka pasur asnjë reagim nga Dua Lipa për këto deklarata të Azetit.