MENU
klinika

NBA

Blazers shkëlqejnë në startin e këtij sezoni

25.10.2022 - 11:03

Portland është skuadra surprizë e këtij fillim-sezoni në NBA, duke arritur së fundmi fitoren e katërt në po kaq takime të luajtura. Blazers fituan 135-110 ndaj Denver Nuggets, në një ndeshje të dominuar në parket. Lillard me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë, mbështetur edhe nga Simons me 29 pikë. Portland është ekipi i vetëm me 4 fitore radhazi në startin e NBA.

Boston Celtics pësoi humbjen e parë, që u mund 120-102 nga Chicago Bulls. DeRozan me 25 pikë e Dosunmu me 22 bënë diferencën në parket për Bulls, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Tatum për miqtë.

Humbet edhe skuadra e Utah, një nga pretendentet kryesore në Perëndim. Jazz u mund 114-108 nga Houston Rockets, ku shkëlqeu Porter me 26 pikë e 10 rebound). Ndërsa Memphis fitoi 134-124 ndaj Brooklyn Nets. Të papërmbajtshëm Morant dhe Bane me nga 38 pikë secili, një dyshe që pritet të lërë gjurmë për Grizzlies.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN