MENU
klinika

NBA

Bucks të pamposhtur, vetëm humbje për Lakers

29.10.2022 - 13:26

Plot 11 ndeshje të luajtura sot në NBA dhe surprizat nuk mungojnë. Skuadra e Milwaukee vijon të jetë e vetmja pa asnjë humbje në kampionat, duke mundur 119-108 New York. Antetokounmpo me 30 pikë e 14 rebound ishte më i miri në fushë për Bucks.

Vijon kriza e Lakers, një nga dy ekipet ende pa asnjë fitore në kampionat, duke koleksionuar humbjen e pestë radhazi. Kalifornianët u mundën 111-102 nga Minnesota (Edwards 29 pikë). LeBron James realizoi 28 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, një ekip që gabon shumë në gjuajtjet nga distanca.

Denver mposhti 117-101 Utah Jazz, në një përbnallje mes dy ekipesh pretendente në Perëndim. Hyland me 26 pikë e Porter me 22 bënë diferencën në fushë. Pas kohës shtesë fiton Cleveland, që mundi 132-123 Boston jashtë fushe (LaVert e Mitchell realizuan nga 41 pikë secili).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN