MENU
klinika

Berisha zbulon datën e protestës

“Do të nisim betejën e madhe kundër regjimit të urryer të Edi Ramës”

26.10.2022 - 12:58

Më 12 nëntor, opozita do të zhvillojë protestën kombëtare kundër qeverisë. Data u bë e ditur nga kreu i PD, Sali Berisha në një komunikim për mediat, vetëm pak orë pas takimit me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Siç u shpreh ish-kryeministri në këtë datë do të nisë beteja kundër regjimit më të urryer, ku të gjithë shqiptarët do të bashkohen, pasi në të katër anët e Shqipërisë po bien sirenat e alarmit.

“Jam sot për të informuar opinionin publik shqiptar në Shqipëri dhe kudo që ndodhet në botë se opozita shqiptare, PD, PL dhe forca të tjera opozitare nisin më datën 12 nëntor betejën e madhe kundër regjimit të urryer, absolutar, regjimit të narkoshtetit, regjimit të partisë shtet, regjimit te Edi Ramës.

Në të katër anët e Shqipërisë po bien sirenat e urrejtjes ndaj monizmit të Ramës, sirenat e alarmit ndaj gjendjes katastrofale të krijuar nga vjedhjet e mëdha të papërmbajtura të pasurive publike të qytetarëve shqiptarë.

Ka pasur e ka një interes të jashtëzakonshëm për protestat dhe përballjen me regjimin e partisë shtet, i cili në historinë kombëtare është regjimi më anti shqiptar pas regjimit të Enver Hoxhës. Unë kam besimin më të madh se të rinjtë të rejat e Shqipërisë që ndodhen në vend e ata të cilët janë larguar për shkak të pamundësisë së tyre për të përballuar jetën në Shqipëri, do bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria më 12 nëntor për ti dhënë përgjigjen e merituar Edi Ramës e klikës së tij në pushtet”, theksoi Sali Berisha

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”