MENU
klinika

Në prag të Botërorit

Emiri i Katarit: Jemi sulmuar, ne do tregojmë bujari

25.10.2022 - 16:38

Emiri i Katarit, Tammim bin Hamad Al Thani, gjatë Asamblesë Konsultative të Katarit shprehu keqardhjen për polemikat që lindën që në momentin e caktimit të vendin aziatik për organizimin e Kupës së Botës 2022.

Këto polemika nuk janë shuar kurrë, përkundrazi, po bëhet gjithnjë e më të fortë me afrimin e eventit të madh botëror. “Që nga përzgjedhja si vend organizator i Kupës së Botës, Katari ka qenë shënjestër e fushatave të paprecedenta shpifëse, që nuk i ka pësuar asnjë vend tjetër pritës”, theksoi emiri, duke shtuar:

“Fillimisht e menaxhuam problemin me mirëbesim dhe ne kemi marrë edhe disa këshilla që mund të jenë të dobishme. Por shpejt u bë e qartë se kjo fushatë tenton të zgjerohet për sa kohë që përdoren dy standarde.

Organizimi i Kupës së Botës, me pak fjalë, është një mundësi për të treguar se kush jemi jo vetëm për nga fuqia ekonomike dhe institucionet, por edhe për nga identiteti dhe qytetërimi.

Ne do të vazhdojmë punën tonë për ta mbajtur emrin e kombit lart. Ne hapim krahët për t’i mirëpritur të gjithë, në mënyrë që bota të jetë dëshmitare e mikpritjes dhe bujarisë së ngrohtë të Katarit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak