MENU
klinika

Ja si i përgjigjet Alketa Vejsiu

Ermal Mamaqi mjaft ‘i prerë’: O unë o Luana në Klan!

11.10.2022 - 11:27

Të tjera zhvillime kanë ndodhur në “Dance Albania”, ku dy konkurrentë të rinj iu shtruan kastit.

Mirëpo, vëmendjen e mori një moment edhe Ermal Mamaqi. Ai u shpreh se në Klan duhet të jetë ose ai ose Luana Vjollca.

Madje, ishte Alketa ajo që e ngacmoi duke i thënë se i mungon shumë “Xing me Ermalin”

“Dëgjo, na mungon ai “Xing me Ermalin”. Nuk e di pse ike nga Klani. Ishe dhe komshi shumë i mirë, të betohem” – tha moderatorja.

Por Ermali tha se është shumë vonë tanimë.

“Asnjëherë nuk është vonë, kurrë mos thuaj kurrë” , vijoi Alketa por Ermali menjëherë u hodh duke thënë: “Tani, o unë o Luana këtu.

“Klani është i madh, ka vend për të gjithë”, vijoi më tej Alketa.

Mamaqi është kthyer së fundmi në kryefjalën e mediave pas dialogut të tij pikant me Arta Nitajn.

Në rrjetet sociale u bë virale një video e Ermal Mamaqit me komentet që ai bëri për Arta Nitajn gjatë natës së parë të “Dance with me”, ku janë respektivisht anëtar jurie dhe konkurrente.

Aktori risolli në vëmendje skandalin e bujshëm “Dubai Porta Potty”, duke aluduar se Arta është pjesë e tij, gjë që solli shumë komente në rrjet, nisur edhe nga vetë reagimi i modeles.

Modelja ka folur gjatë klipit të saj në lidhje me situatën dhe theksoi se nuk është prekur aspak nga kjo gjë. Modelja shtoi se Ermali e bëri këtë deklaratë për klikime.

“Nuk e kuptoj përse duhet që të bjeri në nivelin e komentuesve të Facebook-ut apo Instagramit”- u shpreh konkurrentja duke thumbuar aktorin.