MENU
klinika

Mblidhen mbi 400 mijë firma

“Është robot”, peticion për përjashtimin e Haaland

06.10.2022 - 11:27

Erling Haland padyshim që është lojtari i momentit jo vetëm në Premier League, por në të gjithë Europën. Sulmuesi norvegjez, me dy realizimet e fundit ndaj Kopenhagenit, ka shkuar në 19 gola këtë sezon, në vetëm 11 ndeshje.

Duket se në Angli nuk u besojnë syve për këtë shifra të shënuara nga norvegjezi, kështu kanë nisur menjëherë një peticion, për ta përjashtuar atë nga Premier League për shkak se është një robot.

Edhe pse mund të duket si një shaka, deri më tani, ky peticion është firmosur nga më shumë se 400 mijë persona. Me siguri që kjo nuk do të ndodhë, por është një formë për të treguar se ai është i një kalibri tjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions League, ndeshjet e treta në grupe

Chelsea mposht Milanin, Juve bën detyrën, ngec PSG