MENU
klinika

Reperja në gjendje jo të mirë shëndetësore

Gjërat nuk po shkojnë mirë për Rinën

25.10.2022 - 11:17

Rina Balaj nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Ose këtë ka lënë të kuptohet me anë të një postimi të ndarë në story së fundmi. Këngëtarja ka postuar një foto ku duket e shtrirë teksa po merr serum.

“Reen’ ish,”-ka shkruar Rina, pa dashur të zbulojë më shumë detaje rreth gjendjes së saj.

Duke shpresuar që nuk është diçka serioze, ne i urojmë shërim të shpejtë këngëtares.

Pak kohë më parë reperja Rina Balaj konfirmoi ndarjen e saj nga Sin Boy, pas një lidhjeje disavjeçare. Artistja foli në një intervistë në lidhje me arsyet e ndarjes.

Rina ishte e ftuar në rubrikën “50 pyetje” në “Prive”, ku mes të tjerash ajo zbuloi se dy nga arsyet e ndarjes nga reperi kanë qenë fakti se lidhja ishte bërë toksike dhe distanca.

“Gjithçka ka ndodhur si duhej të ndodhte. Nuk ishte e shpejt apo e papritur.”– tha ajo shkurt, duke këmbëngulur se nuk është një ndarje për marketing, pra me qenë në qendër të vëmendjes. Gjithashtu ajo tha se ai i ka dhënë siguri e sinqeritet.

Në një intervistë të dhënë më herët Rina tha se ajo dhe Sin Boy kanë kohë që janë ndarë, por ndarja e tyre u zbulua vetëm kur ata vendosën mos të ndiqen në rrjetet sociale. Gjithsesi duket se dy artistët ruajnë ende marrëdhënie të mira, sepse Rina u shpreh se ata kanë vijuar punën e tyre edhe pas ndarjes, madje vlerësoi kohën që kanë kaluar bashkë.

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën