MENU
klinika

Kësaj here ‘guxoi’

Hailey Bieber ndryshon krejtësisht pamje

16.10.2022 - 11:21

Hailey Bieber nuk ‘guxon’ shpesh sa i përket ndryshimeve drastike në look. Por së fundmi modelja ka surprizuar ndjekësit e saj me një sërë fotosh në Instagram, ku shfaqet me një stil ndryshe nga ç’e kemi parë deri më tani.

Hailey ka publikuar një foto-album, ku shfaqet me flokët e kuqe dhe me një grim në të njejtat ngjyra. Mes da duket ky do të jetë një tjetër look i Hailey për Halloëeen, kështë ka lënë të kuptohet vetë ajo një video në TikTok.


Kujtojmë se në kuadër të promovimit të serisë së takimeve të saj me yjet, të quajtur “Who’s In My Bathroom?” Hailey Bieber ka informuar fansat për të ftuarën e episodit të radhës dhe është pikërisht Kylie Jenner. Modelja tashmë ka pasur të ftuar Emily Ratajkowsky-n, Gwyneth Paltrow apo Kendall Jenner, dhe tani është koha për një tjetër motër nga familja Kardashian.

Hailey ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto të Kylie Jenner, të shtrirë në një vaskë në studion e regjistrimit.

Duke pasur parasysh look-un e Kylie-t, mund të thuhet se episodit do të transmetohet për Halloween, megjithatë kjo nuk dihet ende pasi Hailey nuk ka vendosur asnjë mbishkrim krahas fotos. Vlen të theksohet se kjo është pamja e parë e themeluese së “Kylie Cosmetics” me kostum Halloëeen-i për këtë vit.

Kylie ka veshur një fustan të gjatë të zi dhe një varëse, ndërsa fytyra e saj është e lyer me ngjyrë të gjelbër dhe ajo mban një lodër me skelet të përqafuar. E gjithë studioja është ngritur për Halloween, me lakuriqë të rremë nëpër mure dhe qirinj të varur në tavan.

Ndjekësit kanë shpërthyer menjëherë me komente, disa lidhur me intervistën ndërsa të tjerë lidhur me pamjen e Kylie-t për Halloëeen. Nisur nga ngjyra e lëkurës, komentuesit e krahasojnë Kylie-n me personazhin Shrek, ndërsa të tjerë shkruajnë se e dashurojnë look-un e saj.

Detajet e bisedës mbeten ende sekret, por duke pasur parasysh kontaktet e ngushta mes Hailey-t dhe familjes Kardshian, mund të presim që të jetë një takim shumë i hapur dhe miqësor. Intervistat në të cilat 25-vjeçarja bisedon me të ftuarit e saj janë shumë informale. Para së gjithash, ato zhvillohen në tualet. Këtu zhvillohet biseda, por edhe ngrënia bashkë apo testimi i kozmetikës.