MENU
klinika

VIDEO

Joe Biden e bën sërish, nuk gjen dot daljen nga skena pas mitingut në Pitsburg

21.10.2022 - 10:10

Presidenti amerikan Joe Biden pati probleme për të zbritur nga një skenë gjatë fushatës që po zhvillohet në Pitsburg, vetëm një muaj pas një incidenti të ngjashëm që ndodhi pas fjalimit që mbajti në OKB.

Pasi përfundoi fjalimin, 79-vjeçari Biden shihet ndërsa kthehet në të djathtë për të dalë nga skena, në momentin që ndalet për të pyetur ekipin e tij. Vetëm pak çaste më vonë ai kthehet në të majtë dhe del nga skena.

Presidenti amerikan u ndal në Pitsburg për të rishikuar përparimin në rindërtimin prej 25.3 milionë dollarësh të urës Fern Holloë. Ura u shemb në janar, duke lënë 10 persona të lënduar dhe duke “gëlltitur” disa makina.

Rindërtimi i urës supozohet të bëhet deri në fund të vitit, një arritje që Biden e theksoi si mbresëlënëse.

“Normalisht, do të kërkonit dy deri në pesë vjet për të rindërtuar një urë të tillë”, tha Biden. “Në Krishtlindje, në dashtë Zoti, unë do të vij të eci mbi të.” 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza e The Guardian

Biden po “luan me zjarrin”!