MENU
klinika

Sulmuesi kuqezi mbetet në merkato

Ka derbi në Itali për shërbimet e Armando Brojës

25.10.2022 - 14:25

Në shtëpinë zikaltër po shohin pak më larg se e tashmja, kanë filluar prej kohësh të mendojnë për merkaton e verës ku kërkojnë të përforcojnë grupin aktual.

Faza sulmuese pritet të jetë prioritet duke parë moshën e Dzeko-s, apo të ardhmen e pa qartë të Lukakut. Sipas mediave italiane, në listën e dëshirave të klubit zikaltër ka përfunduar edhe Armando Broja.

Emri i sulmuesit kuqezi po lakohet gjithnjë e më shumë në Serie A, ku mes ekipeve pretendente janë edhe Milan, Napoli apo Roma. Jo vetëm Broja, në listën e dëshirave gjejmë edhe emra si Roberto Firmino i Liverpool. Marcus Rashford i Man.United dhe Wilfried Zaha i Crystal Palave, tre të fundit janë të gjithë në skadencë të kontratës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak