MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 10

Kastrioti thyen Bylis dhe e parakalon në renditje

29.10.2022 - 16:12

Mes tensionit në tribunë, ku nuk munguan përplasjet mes tifozëve, Kastrioti thyen pastër 3-0 Bylis në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të. Pas një fillimi të kujdesshëm, me pak raste për shënim, por me një lojë të luftuar për çdo top, Kastrioti fitoi një 11-metërsh në minutën e 34-të për prekje të topit me dorë në zonë.

Nga pika e bardhë e penalltisë, Morbeck u tregua i saktë duke kaluar krutanët në avantazh. Në fraksionin e dytë, ishte Selmani që me kokë nga zhvillime e një goditje këndi realizoi golin e dytë për Kastriotin.

Për të mbyllur llogaritë me Bylis, mendoi sërish Morbeck që në minutën e 80-të realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Bylis. Pas këtij suksesi, Kastrioti kalon Bylis në tabelën e klasifikimit, ku pas 10-të javësh ka grumbulluar 13 pikë, dy më shumë se ballshiotët.