MENU
klinika

Kategoria e Parë, Java 8

Korabi dhe Dinamo ndalin njëri-tjetrin

31.10.2022 - 16:45

Dinamo dhe Korabi kanë barazuar 2-2 në stadiumin e qytetit të Peshkopisë, e vlefshme për javën e 8-të në Kategorinë e Parë. Golat u shënuan nga Denison në minutën e 35′, baraspesha erdhi nga Keko në minutën e 44′.

Goli i radhës i avantazhit i dinamovitëve erdhi me Preloshin, i cili shënoi një supergol me një veprim akrobatik nga një krosim në zonë nga goditja e këndit. Por në minutën e 90+2′, në frymën e fundit, Korabi barazoi me ish-sulmuesin e Tiranës, Mario Beshiraj.

Dinamo ndalet për të dytën herë radhazi teksa aktualisht mbetet ende në vendin e dytë në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Korabi mban vendin e 3-të me 13 pikë.

Gjithashtu në të njëjtin orar u luajt dhe Luzi-Tomori në stadiumin “Arena Egnatia”, sfidë e fituar nga ekipi i drejtuar nga Lorenc Pashja me rezultatin 2-0. Golat për ekipin kavajas u shënuan nga Hima në minutën e 23′ dhe Ferrajt në minutën e 57′.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria e Parë, Java 8

Flamurtari fiton derbin dhe mban kreun