MENU
klinika

Katastrofa shkoi në 2-19

Nga 8-2, te humbjet e fundit, Bayern “shtyp” Barçën

27.10.2022 - 14:37

Fati i Barçës kundër Bayern Munich në historinë e fundit mbetet i njëjtë. Sa e dhimbshme, aq edhe e trishtueshme që nga ai turpërim 8-2 në Lisbonë, më 14 gusht 2020.

Tekat e shortit çuan në dy kryqëzime të tjera në Ligën e Kampionëve të këtij edicioni për t’u thelluar në një plagë të thellë. Aq sa katër duelet që nga debakli më i madh evropian në “Da Luz” kanë përfunduar me katër fitore bavareze (0-3, 3-0, 2-0 dhe 0-3). Pra, në total kemi rezultatin 0-11 në disfavor të blaugranave.

Shto dhe Lisbonën dhe katastrofa shkon në 2-19. “Vajtimi” i takon Ter Stegen, i pranishëm në të gjitha disfatat karshi bavarezëve, ndërsa gëzimi Thomas Müller, i cili u hodh në fushë dje me rezultatin 0-2. Për t’i bërë gjërat më keq, puna e një zëvendësuesi si Choupo-Moting.

Katalanasit kanë pësuar tashmë 15 gola radhazi nga Bayerni në 15 përplasjet e tyre të fundit. Sigurisht që triumfi i mëparshëm i Interit dhe bileta për Ligën e Evropës ndikuan në disponimin fillestar të Barçës, por Bayern nuk e uli ritmin aspak, edhe pse ishte kualifikuar.

“Vjedhja” e verës së Lewandowskit e shumëfishoi armiqësinë bavareze ndaj Barçës. “Ne nuk kemi asgjë për të provuar në Barcelonë”, – paralajmëroi Oliver Kahn një ditë më parë. Bilanci është elokuent në favor të bavarezëve.

Në 15 ndeshje evropiane mes tyre, me golaverazh 37-16, ka 11 fitore bavareze, 2 barazime dhe 2 gëzime për Barçën (4-0 më 2009 dhe 3-0 më 2015). Të paktën ato dy fitore shërbyen për të fituar dy Kupa Evropiane. Sa larg është kjo!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kualifikim zikaltër në grupin e “ferrit”

VIDEO/ Interi “përzë” Barcelonën nga Champions League