MENU
klinika

Europa League

Përmbys Lazio, Arsenal pëson humbjen e parë

27.10.2022 - 20:47

Ndeshjet e Europa League pasdite kanë sjellë surpriza. PSV ka mundur Arsenalin në shtëpi, në një sfidë mjaft të luftuar. Vendasit holandezë “tundën rrjetën” në minutën e 43-të, por goli u konsiderua i parregullt dhe u anulua për offside.

Holandezët e Van Nistelrooy do e nisnin në mënyrë të përkryer pjesën e dytë, fillimisht Veerman do çonte peshë tifozërinë në Einthoven me golin e tij me të majtën, dyfishimi i rezultatit do vinte nga një “Ujk i Vjetër” si Luuk de Jong.

Gol tipik i tij, me kokë. Gunners nuk mundi të dilte të paktën me barazim nga ky takim dhe aktualisht kryeson grupin A me 12 pikë, 2 më shumë se PSV.

Lazio triumfon 2-1 me Midjylland dhe merr kryesimin e grupit F. Gola, përmbysje dhe emocione ishte ajo çka u pa në Olimpico, në fund pati vetëm një fitues.

Lazio hasi vështirësi të madhe ndaj Midjylland në 45 minutat e para. Hysaj me shokë e panë veten në disavantazh që në minutën e tetë,  pasi Isaksen realizoi në portën e mbrojtur nga Provdel.

Ekipi i drejtuar nga Maurizio Sarri bëri gjithçka për të reaguar dhe ia doli mbanë në minutën e 36-të. Autori i golit do ishte Milinkovic Savic, ndërsa asisti erdhi nga Felipe Anderson.

Italianët do kompletonin përmbysjen e madhe në minutën e 58-të. Pedro tregon edhe një herë se është “xhol” te ky ekip, duke përfunduar siç duhet një aksion të skuadrës.

Pikërisht Pedro do siguronte 3 pikët për ekipin në minutën e 80-të, por festa do zgjaste pak, pasi do anulohej goli për Offside. Gjithsesi, asnjë ndryshim deri në fund, me ekipin vendas që mund të gëzonte lirisht.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak