MENU
klinika

Pamje që prishin imazhin e miqve

Plas në Prishtinë, “sebep” tifozët e Slavia Paga

27.10.2022 - 19:31

Pak orë para fillimit të ndeshjes Ballkani-Slavia Praga në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës ka ndodhur një përleshje në sheshin e kryeqytetit Kosovar, me tifozët miq protagonist.

Raportohet se ka ndodhur një përleshje mes tifozëve. Një numër i madh i forcave policore është parë në sheshin e Prishtinës, teksa ende nuk dihet se a ka të lënduar. Tifozët çekë janë parë sot në Prishtinë gjatë gjithë ditës nën shoqërinë e birrës.

Deri më tani nuk ishte regjistruar asnjë incident, por duket se tani alkooli ka dhënë “efektin”, duke u përplasur me vendasit. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për dy skuadrat në grupin e Conference League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN