Roma rikthehet te fitorja në Serie A pas humbjes në shtëpi, duke mundur 1-3 në transfertë Veronën. Tri pikë me vuajtje, por me shumë vlerë për verdhekuqtë, që ngjiten në vendin e katërt, -7 pikë nga kreu.
Pjesa e parë e lojës ishte mjaft e luftuar nga të dyja palët. Mbrojtësi polak i Veronës, Paëel Daëidoëicz “rrëmbeu skenën” në fraksionin e parë, teksa shënoi gol në minutë ne 27-të. Po Pawel Dwidowicz u ndëshkua me karton të kuq pas 9 minutash, pas një ndërhyrje ndaj Zaniolos.
Zaniolo përfiton pas një topi të kthyer nga përplasja e sferës në shtyllë dhe vendos ekuilibrat, pak sekonda para se ekipet t’u drejtoheshin dhomave të zhveshjes. Goli konfirmohet edhe nga VAR, pas një kontrolli që zgjati pothuajse 1 minutë.
Në superioritet numerik, ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho do rriste ndjeshëm presionin, por do haste vështirësi në fazën ofensive, pasi veronezët dukeshin mirë të vendosur në prapavijë.
Një goditje e talentit Velpata në minutën e 88-të shkoi në rrjetë, duke cuar në festë tifozërinë mike dhe duke i dhënë Romës 3 pikë të rëndësishme. Verona pësoi edhe të 3-tin në shtesë, me Volpatën që këtë herë është protagonist me assist për El Sharawaay.